Vuçiq: Për herë të parë mblidhemi për ekonominë, e jo për politikën ku kemi dallime të mëdha

Prishtinë | 22 Jan 2024 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Liderë e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë të BE-së dhe SHBA-së sot janë mbledhur në Shkup për të diskutuar planin e BE-së për rritje ekonomike të rajonit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se është me rëndësi që të sigurohen të ashtuquajturat kanale të gjelbra, që mundësojnë kalimin me lehtësi nëpër kufi të BE-së të kamionëve me mallra.

“Më duket se për herë të parë mblidhemi për të folur posaçërisht për ekonominë, e jo për çështje të mëdha politike ku ka dallime të mëdha mes nesh dhe mendoj se është parakusht i mirë për përparimin e rajonit, respektivisht që njerëzit të ndjejnë të mirat e kësaj që po punojmë”, tha mes tjerash Vuçiq.

Të ngjashme