Vuçiq: Po e shikojmë marrëveshjen KEDS-Elektrosever, është mirë që ajo s’e paragjykon çështjen e pronës

Aleksandar Vucic, Serbia's president, during a panel session on day three of the World Economic Forum (WEF) in Davos, Switzerland, on Thursday, Jan. 19, 2023. The annual Davos gathering of political leaders, top executives and celebrities runs from January 16 to 20. Photographer: Stefan Wermuth/Bloomberg via Getty Images
Prishtinë | 10 Dhj 2023 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se është i kënaqur që kompaninë kosovare për distribuimin e energjisë elektrike (KEDS) dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje për furnizimin me energji elektrike në veri të Kosovës.

“Po i shikojmë ende detajet, do të vijojë nënshkrimi i kontratës me popullatën. Siç e dini, vetëm 11 për qind e banorëve të veriut kanë paguar rrymë, jam i kënaqur që KEDS dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje dhe kështu shmangim çdo mundësi që populli në veri të Republikës së Kosovës të mbetet pa rrymë”, tha Vuçiq.

“Ka qenë një çështje tjetër e rëndësishme për ne, që kjo lloj marrëveshje nuk e paragjykon çështjen e pronës dhe mendoj se këto janë gjërat që kemi arritur t’i bëjmë”, tha presidenti serb, raportojnë mediat në Beograd.

KEDS njoftoi se ka nënshkruar kontratë me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.

Të ngjashme