Vuçiq: Po të nënshkruaja pavarësinë e Kosovës, do të merrja çmimin Nobel për Paqe

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratën e Presidentit të Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Eliot Engel.

Vuçiq ka deklaruar se po të nënshkruante aktin e pavarësisë së Kosovës garanton se do të merrte Çmimin Nobel për Paqen.

Kreu i shtetit serb theksoi se pret presione të mëdha mbi Serbinë rreth Kosovës, presione që sipas tij që do të jenë edhe më të rënda se më parë, raporton B92.

“Ajo që më shqetëson, nuk mund të them se më shqetëson, është se disa në Serbi gëzohen duke menduar se kjo është drejtuar kundër meje. Nuk është. Është drejtuar kundër të gjithëve në Serbi,” shtoi ai.

“Tani do të jetë edhe më e vështirë”, përfundon ai.

Vuçiq shton se është detyrimi i tij të mbrojë këtë vend, dhe kjo është arsyeja pse ai nuk do të thotë një fjalë të shëmtuar për Eliot Engel dhe Madeleine Albright, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme