Vuçiq: Protestoni pasi politikisht për mua është më e mirë

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 10:47 | Nga

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruara se mbështetja e protestave në rrugë është obligim i shtetit, që të sigurojë marshime dhe fjalime demokratike.

Viçiq thotë se i lumtur që prioritetet e shtetit janë puna dhe progresi i Serbisë, shkruan B92.

“Ne do të vazhdojmë që ta bëjmë punën tonë, ata ju thërrasin juve në rrugë, bëjeni sa më shumë sepse politikisht për mua është më e mirë. Vetëm lutni ata, sepse dua që të jenë të qetë”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar se qytetarët duhet ta kuptojnë, kur të vjen puna të protestat se shteti synon respektimin e minoriteteve dhe vullnetin e tyre politik.

“Kjo tregon se sa ne jemi mendjehapur, të orientuar demokratisht dhe se sa Serbia është vend normal për jetë dhe shprehje të pikëpamjeve dhe mendimeve të ndryshme”, ka shtuar Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme