Vuçiq qytetarëve serbë: Mos prisni më mirë për Kosovën, do të jetë vështirë

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 13:45 | Nga

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke komentuar atë që sipas tij Kosova nuk i përmbush detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit, ka thënë se duhet të mësohemi të jetojmë në standarde të dyfishta dhe nuk duhet të presim se do të jetë shumë më mirë, porse do të jetë vështirë, transmeton Koha.net.

Në pyetjen se a gjendet ndokush në Perëndim që do të thotë se Serbia nuk është problem, porse, sipas pyetjes, është e qartë se shqiptarët nuk duan ta formojnë AKS-në, ai ka thënë se “këtë të gjithë e dinë të gjithë, por askush nuk interesohet në mënyrë të posaçme për këtë, në veçanti jo vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

Ai, siç përcjell gazeta “blic”, ka thënë se askush nuk ka reaguar në deklaratën e Avni Arifit për Asociacionin e Komunave serbe.

“Interesi i tyre ka qenë ta shtyjnë përpara pavarësinë e Kosovës,e jona është ta mbrojmë popullin tonë. Mos prisni shumë më mirë, do të jetë vështirë”, ka përfunduar Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme