Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se pret që të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi në maj, për çka tha se Beorgadi është i gatshëm.
Ai ka deklaruar se Serbia është në presion të madh, pasi Perëndimi po pritet që ajo ta njoh pavarësinë e Kosovës, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
“Pres vazhdimin e dialogut në maj, do të jemi të gatshëm për atë dialog. Perëndimi pret nga Serbia që të jetë ajo që pranon pavarësinë e Kosovës dhe ky është thelbi i vetë procesit”.
Vuçiq theksoi se Serbia do të mbrojë interesat e saj shtetërore dhe kombëtare.
Mes tjerash ai ka theksuar se edhe pret së shpejti të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.
“Ne do të insistojmë më fort dhe më qartë se më parë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, në mënyrë të plotë, dmth krijimin e Bashkimit të Komunave Serbe, siç parashikohet në atë dokument në gjashtë pikat e para, dhe Marrëveshjen e Zbatimit nga 2015. Ne do të presim për këtë”.
“Ne u referohemi fjalëve të Lajçakut, se ajo që është dakorduar duhet të përmbushet”