Vuçiq: Serbia rrezikon të zhduket

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 15:25 | Nga

Aleksandar Vuçiq ka ngre alarmin për numrin e vogël të lindjes së fëmijëve, duke thënë se nëse qytetarët nuk ndryshojnë vetëdijen, Serbia si komb do të zhduket.

Presidenti i Serbisë bëri paralajmërimin e madh gjatë vizitës në spitalin e lindjes në Aleksinaç.

“Ne kemi problemin më të madh me numrin e fëmijëve të lindur. Serbia dhe ne si popull nuk do të jemi në gjendje të mbijetojmë nëse nuk ndryshojmë diçka në kokën tonë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Ai theksoi se shteti dhe Qeveria e Serbisë do të vazhdojnë të punojnë në masat stimuluese për rritjen e nivelit të lindjeve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme