Pavarësisht nëse do ta votojë ose jo Lista Serbe Ramush Haradinajn kryeministër të Kosovës, shteti i Serbisë nuk do të ndryshojë qëndrim karshi ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një konferencë për media.
Vuçiq gjithashtu ka deklaruar se nuk vendos Serbia, por serbët e Kosovës për futjen ose jo të Listës Serbe në Qeverinë e Haradinajt.