Vuçiq takon kreun e Komitetit Ushtarak të BE-së, i flet për Kosovën

Prishtinë | 01 Shk 2024 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, gjeneralin Robert Brieger është pritur sot në takim nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Kreu i shtetit serb ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale se në takim kanë diskutuar për situatën në Kosovë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ushtarako-ekonomik dhe ushtarako-teknik.mes Serbisë dhe BE-së.

“Theksova se për vendin tonë siguria e popullatës serbe në Kosovë i dhe ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon janë prioritet dhe falënderova forcat ushtarake evropiane për angazhimin e tyre në këtë drejtim”, ka shkruar Vuçiq në Instagramin e tij.

Të ngjashme