Vuçiq thotë se sonte ose nesër, pret lajme të mira nga SHBA-ja

Prishtinë | 19 Mar 2026 | 23:38 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksander Vuçiç në një postim në X ka shkruar se “sonte ose të premten në mëngjes” pret nga Shtetet e Bashkuara të vijnë “lajme të rëndësishme dhe të mira” në lidhje me Serbinë.

“Në detin e lajmeve të këqija, veçanërisht në lidhje me energjinë, sonte ose nesër pres një lajm të rëndësishëm dhe të mirë nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me Serbinë. Nesër në mesditë do të shpallim të gjitha masat që po marrim në interes të qytetarëve të Serbisë”, ka shkruar Vuçiç në X.

Presidenca serbe ka njoftuar më parë se Vuçiç do të kryesojë një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare me përbërje të zgjeruar të premten, kushtuar situatës energjetike në vend.

Të ngjashme