Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka dërguar urim të përzemërt drejt Kancelares gjermane, Angela Merkel për fitoren në zgjedhje.
“Më lejoni të ju sigurojë se Serbia do të mbetet partner i vërtetë dhe aleat i Gjermanisë në përpjekjet për të ruajtur principet e demokracisë, ashtu si edhe stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të kontinentit të vjetër”, ka thënë Vuçiq ndër të tjera në urimin e tij, shkruan Tanjug.
Merkel të dielën ka falë fituese e zgjedhjeve në Gjermani me 33 për qind, rezultat që është më i dobëti i partisë CDU në 70 vjetët e fundit.