Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha sot se gjatë ditëve të ardhshme do të vendoset në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së telekomunikacionit në mes të Prishtinës dhe Beogradit duke theksuar se diskutimet mbi këtë temë janë më të vështira sesa që duken nga jashtë, por nuk bëhet fjalë për ultimatume.
“Nuk do të thosha se bëhet fjalë për ultimatum, bëhet fjalë për bisedimet e zhvilluara në Bruksel”, ka thënë shefi i Qeverisë serbe , duke iu referuar deklaratës së Drejtorit të Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq sipas së cilës “Serbia po përballet me një ultimatum dhe se po i kërkohet që të heq dorë nga prona e Telekomit të Serbisë në Kosovë.”, raporton agjencia e lajmeve “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.
Kreu i Qeverisë serbe ka ripërsëritur se marrëveshja për telekomin është nënshkruar në gusht të vitit të kaluar, por sipas tij ka interpretime të ndryshme, dhe se çështja e pronës është një prej tyre.
Poashtu, Vuçiq theksoi se nuk i ka ardhur mirë që Gjuriq ka dalë në publik me një deklaratë stë tillë, transmeton Klan Kosova.
Shefi i ekzekutivit serb poashtu tha se atij i ka arritur një ” letër për të cilin duhet të deklarohen dhe nuk ka negociata, vendimi për të cilin do të merret ditëve në vazhdim.