Vuçiqi anulon vizitën në Kosovë, s’marr urdhra nga Prishtina

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 19:57 | Nga

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka anuluar vizitën në Kosovë. Thotë se nuk pranon kushtet e vendosura nga Qeveria në Prishtinë.

“Nuk vjen në konsiderim ky presion dhe cirku çfarë ka bërë Prishtina”, ka thënë Vuçiq për televizionin publik të Serbisë.

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që vizita e Vuçiqit në Leposaviq të zgjasë vetëm tri orë dhe ai të mos shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq.

Këtyre të fundit edhe më parë nuk u ishte lejuar vizita në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme