Vuçiqi: Babai po më thotë “mos nënshkruaj gjë” për Kosovën

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 18:28 | Nga

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke aluduar për Kosovën, ka thënë se “Serbia ka një problem shumë të madh para vetes, të cilin askush nuk dëshiron ta marrë përsipër”.

“Toma Nikoliq, madje edhe Sheshel e unë, e kemi përkrahur miratimin e Kushtetutës në vitin 2006 edhe pse kemi qenë opozitë, porse kemi pasur qasje shtetformuese. Këta sot as që duan të flasin për kushtetutën, as për asnjë temë tjetër serioze, për shkak se nuk dinë ç’do të thonë”, ka thënë ai për TV Happy duke folur për Kosovën.

Të gjithë mendojnë “kryeje ti Vuçiq atë punë e ne kemi për të ta hequr kokën, ndërsa më vete thonë, o Zot, faleminderit, që ne nuk duhet të merremi me atë punë”, ka tërhequr vërejtjen Vuçiq pasi ka treguar se “BE kërkon caktimin e kufijve me Kosovën”, transmeton Koha.net.

Ai ka rikujtuar se një zonjë në LLapnasellë (derisa të shtunën ishte për vizitë në Kosovë) i ka thënë: “Biri im, vetëm mos nënshkruaj gjë”.

“Kështu më thotë edhe babai im”, ka shtuar kryetari serb.

“E unë e pyes, çfarë mendon, a duhet dikush të marrë vendim në këtë vend”. Atë mos e nënshkruaj, ik dhe lërua atë të tjerëve”, ka thënë Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme