Vuçiqi bisedon me Macronin për situatën në Kosovë

Prishtinë | 01 Qer 2023 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka diskutuar për hapat e mëtejshëm drejt ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

Dy liderët u takuan në margjina të një samiti evropian në Kishinjev të Moldavisë.

“Shpreha shqetësimin tim për përshkallëzimin e fundit të dhunës në ‘Kosovë dhe Metohi’ dhe e falënderova për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur ndaj Serbisë, në lidhje me zhvillimet e fundit në ‘Kosovë dhe Metohi’”, tha Vuçiq.

Një ditë më herët, Macron tha se i bën përgjegjëse autoritetet e Kosovës për tensionet në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Të ngjashme