Ekonomia Online
FUNDIT

Vuçiqi bisedon me Putinin, temë edhe çështja e Kosovës

Vuçiqi bisedon me Putinin, temë edhe çështja e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ku ndër të tjera është biseduar edhe për çështjen e Kosovës, raporton “Tanjug”. Putin në bisedën telefonike i ka thënë Vuçiqit se Rusia është e përkushtuar për të gjetur një “zgjidhje të ekuilibruar” për çështjen e Kosovës, e cila gjithashtu duhet të […]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ku ndër të tjera është biseduar edhe për çështjen e Kosovës, raporton “Tanjug”.

Putin në bisedën telefonike i ka thënë Vuçiqit se Rusia është e përkushtuar për të gjetur një “zgjidhje të ekuilibruar” për çështjen e Kosovës, e cila gjithashtu duhet të aprovohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

“Pala ruse ka konfirmuar qëndrimin e saj parimor mbi gjetjen e një zgjidhje të ekuilibruar që duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuar”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini.

Të ngjashme