Vuçiqi e quan ndërhyrje kriminale të Kosovës zbatimin e masës së reciprocitetit për targa

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur veprim kriminal të Kosovës ndërhyrjen në veri për zbatimin e masës së reciprocitetit për targa, pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë në Serbi.

Vuçiq madje ka thënë se ka pranuar një propozim dje dhe në mëngjesin e së martës për një “zgjidhje kompromisi, por e kam refuzuar”.

Vuçiq ka thënë se Serbia “do të vazhdojë të insistojë për paqe dhe siguri të serbëve”.

“Serbia është gjithmonë e gatshme të pranojë dialogun, por nuk do të pajtohet për veprime të njëanshme dhe në biseda me shtetet e forta të botës kam marrë një propozim se si do të mund të ishte një zgjidhje kompromisi, dhe e kam refuzuar sepse nuk është një kompromis, por poshtërim për Serbinë”, ka thënë ai në konferencën për media.

Të ngjashme