Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka cilësuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si “Millosheviq i dytë, plus një Çubrilloviq”, derisa ka folur edhe për çështjen e kufirit me Serbinë.
“Kosova meriton që të votojnë së bashku një kuadër ligjor që mos të kundërshtohet nga askush më, mos të ketë debate. Shfrytëzoj rastin për të dënuar publikisht qëndrimin e Aleksandar Vuçiq që erdhi me dy flamuj, me flamurin e Serbisë së Madhe të Millosheviqit, dhe flamurin e doktrinës se Vasa Çubrilloviqit. I bëjë thirrje komunitetit ndërkombetar të studiojë vizitën e tij për të kuptuar cili është ky qaraman. Ai është një Millosheviq i dytq plus Çubrilloviq”, është shprehur Berisha.
LEXO Edhe: “Vuçiqi është një Millosheviq i dytë, plus një Çubrilloviq”
Këtë deklaratë ai e ka bërë në një konferencë për medie me kreun e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, raporton Ekonomia Online.
“Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë dhe dialogu është i një rëndësie të madhe , jo vetëm midis këtyre dy vendeve por për rajonin në tërësi. Ndaj mendimin se integriteti territorial i Kosovës, sovraniteti s’është dhe nuk mund të jetë në asnjë rrethanë çështje diskutimi, nuk ka të drejtë ligjore, kombëtare të hap diskutim për çështjen e kufijve të Kosovës,” deklaroi Berisha.
Ai ka denoncuar “projektet” e Beogradit, që sipas Berishës qojnë në destabilizim.
LEXO Edhe: Veseli në Tiranë: Askush nuk mund ta ndajë Kosovën
“Denoncoj me forcën me të madhe përpjekjet e Beogradit për të krijuar të ngjajshme me Republika Srpska në Kosovë dhe ky është mekanizëm i shpifur i Beogradit për destabilizim. Thirrja ime për të gjitha partitë është që të ulen se bashku në shembullin më të mirë të Vjenës, të ulen së bashku të votojnë në Parlament kornizën ë këtij diskutimi dhe të krijojnë delegacionin e përbashkët.”
Vasa Çubrilloviq është akademik i njohur serb antishqiptar, që besohet se në vitet ’30-ta hartoi planin e zhvendosjes definitive masive të popullsisë etnike shqiptare nga trojet e gjerë atëhershme etnike.