Fotografitë që po dalin nga takimi në Bruksel mes presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe atij kosovar Hashim Thaçi ndjellin sërish shqetësim për nivelin e përgatitjeve të palës kosovare, shkruan Periskopi.
Fotografitë shfaqin Thaçin krejtësisht duarbosh në praninë e zonjës Mogherini, dhe atij të presidentit Vuçiq i cili ka disa dokumente me vete.
Edhe më herët është ngritur shqetësimi nga një detaj i tillë – ndërkohë ka hamendje të mëdha nëse Thaçi ka përgatitjen e mjaftueshme për një nivel të këtillë të bisedimeve. Shumë analistë e kanë kontestuar zotësinë e presidentit për t’u përballur me Serbinë.