Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një postimi në Twitter është munduar të ironizojë me fotografinë e Albin Kurtit nga Vetëvendosje, gjatë një takimi që kishte zhvilluar me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.
Vuçiq i ka shtruar një pyetje ambasadorit britanik i cili u fotografua me Albin Kurtin ku para tyre gjendej flamuri kombëtar, transmeton Telegrafi.
“Pyetje për ambasadorin e Britanisë së Madhe: Në cilat zgjedhje dhe shtet ka fituar Kurti dhe partia e tij, dhe flamuri i cilit shtet është ai pranë të cilit Ekselenca juaj jeni fotografuar me Kurtin? Do të vazhdojë t’iu pyes derisa të marrë përgjigje”, ka shkruar në Twitter presidenti serb.
Fotografia e postuar në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, shfaq Albin Kurtin, partia e të cilit ka dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. /Telegrafi/