Ish Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Kosovë Ljubomir Mariq është shkarkuar kundër dëshirës së përfaqësuesve serb në Kosovë, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosove, Marko Gjuriq.
“Kryeministri Vuçiq është tronditur, ngaqë politikanët serb në vend se të negocionin me përfaqësuesit serb, kanë rënë dakord të udhëhiqen nga politikat e Mustafës dhe Thaçit. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të lejohet” ka thënë Gjuriq.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shkarkoi nga detyra Ministrin e Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Ljubomir Maric dhe në vend të tij është emëruar zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale Mirjana Jevtiq.
Sipas qeverisë kosovare këto vendime janë marrë në konsultim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovë, shkruan Tanjug.