Kryetari i Shoqatës së Malazezve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, ka thënë se angazhimi i anëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në misionin ndërkombëtar në Kosovë do të forcojë pozitën e këtij vendi në NATO, do të kontribuojë në ruajtjen e paqes në rajon dhe do të përmirësojë më tej ndjenjën e sigurisë së malazezëve në Kosovë.
“Pretendimet e deputetëve të Frontit Demokratik se vendimi nuk është i drejtë në drejtim të Serbisë dhe serbëve në Mal të Zi është plotësisht absurd dhe pa bazë. Në të njëjtën mënyrë negative i përjetojmë edhe deklaratat e ministrit të Ushtrisë Serbisë, Vulin, për këtë çështje”, tha ai..
Ky reagim i tij erdhi pikërisht në ditën kur Kuvendi i Malit të Zi do të votojë për dërgimin ose jo të 40 pjesëtarë të forcave ushtarake të saj në kuadër të KFOR-it në Kosovë.