Vulin ambasadorit amerikan: Mjaft e fyeve Serbinë

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 14:15 | Nga

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin sërish ka këmbyer deklarata grindëse me ambasadorin amerikan në Beograd Kyle Scott, njoftojnë medie serbe.

Sipas këtyre medieve, transmeton koha.net, arsye ka qemë mospajtimi i tyre për gjendjen e medieve në Serbi.

Pas ndarjes së çmimit për gazetari hulumtuese, Scott ka thënë të jetë i brengosur me gjendjen e medieve në Serbi, ndërsa Vulin, sipas këtyre medieve, iu përgjigj aty për aty:

“Ambasadori Scott, pushoni ta fyeni Serbinë. Shikoni në oborrin e tuaj e pastaj jepni leksione për të tjerët”, citon “blic” të ketë thënë me këtë rast Vulin.

As Scott nuk i mbeti borxh Vulinit. Ai ia përkujtoi atij se çmimin për gazetari hulumtuese ishte dhënë për serinë e shkrimeve Vulinin dhe për “Tezen nga Kanadaja”.

Vulin më herët, i akuzuar nga mediet për korrupsion dhe për blerje të një banese pa u ditur burimi i të ardhurave, kishte deklaruar se “banesën ia kishte blerë tezja që jeton e punon në Kanada”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme