Vulin e quan Tahirin “Gjyshe të çmendur”: Nuk ka Kosovë të pavarur dhe pikë

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se nuk ka Kosovë të pavarur dhe pikë.

Kësisoj ai i është përgjigjur ish-kryenegociatores kosovare në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri e cila ka thënë gjatë ditës se “nëse Serbia nuk e njeh Kosovën në kufijtë ekzistues, shtet të pavarur, do të kemi edhe luftë”, transmeton Klan Kosova.

“Tahiri nuk ka fëmijë të vetin. Për këtë arsye ajo hidhet lehtë në luftë. Dhe kur ajo ishte në detyrë, ajo nuk ishte në vete dhe tani, kur askush nuk e pyet për asgjë, është plotësisht e çmendur. Gjyshja e çmendur”.

“Për këdo që përdor një ‘gjyshe të çmendur’ për të thënë atë që nuk do ta thotë me zë të lartë dhe do të dëshironte të shihte të ndodhë përsëri, nuk ka Kosovë të pavarur dhe pikë “, tha Vulin në një deklaratë të shkruar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme