Vulin falënderon Iranin që nuk e njeh Kosovën

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 12:27 | Nga

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, u takua me homologun e tij iranian në margjinat e Konferencës së Moskës mbi sigurinë ndërkombëtare dhe përparimin e bashkëpunimit. Mediat e Beogradit njoftojnë se me këtë rast Vulin falënderoi palën iraniane “për mbështetjen parimore të përpjekjeve legjitime të Serbisë për ruajtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial në Kosovë”, transmeton Koha.net.

Bëhet e ditur se Beogradi së shpejti do të hapë në Teheran misionin e mbrojtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme