Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë se shteti i tij është ushtarakisht neutral dhe që vet merr vendime.
Ai ka theksuar se forcimi i Ushtrisë së Serbisë është esencial, në mënyrë që, sipas tij, Serbia të mbetet vend i pavarur. Vulin ka shtuar se ushtria do të pasurohet me aeroplan luftarak rus, çka do të bënte ushtrinë më modernen në rajon, shkruan Pink, përcjell Klan Kosova.
“Në pajtueshmëri me marrëveshjen mes Vuçiq dhe Putin, do të vazhdojmë ta armatosim ushtrinë, me makina, tanke… Rusia është partner i yni dhe gjithçka do të kryhet sipas marrëveshjes, mendojmë se na duhen edhe helikopterin Mil-Mi”.
“Ushtria e Serbisë po rinovohet, po forcohet dhe kjo nënkupton stabilitet dhe paqe për Ballkanin”.
Vulin ka thënë se së shpejti do të lëshohen informata në publik për importimin e aeroplanëve luftarakë, katër avionëve bjellorus, Mig 35 – të cilët nuk ekzistojnë në Ballkan e me këtë do të hapen edhe vende pune për gjithë komunitetin në Serbi.