Vulin: Kurti është përgjegjës për gjithçka që ndodhi në Kosovë

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte ekskluzivisht përgjegjës për zhvillimet e djeshme në veri të Kosovës”.

“Ne kurrë nuk kemi parë një frikacak të tillë të papërgjegjshëm. Ne negociuam me Haradinajn, me Thaçin, me një numër udhëheqësish shqiptarë, ata treguan disa gjurmë të përgjegjësisë elementare. Kurtit nuk i interesojnë shqiptarët e as serbët. Albin Kurti dhe ata që e mbështesin atë janë përgjegjës për gjithçka që po ndodh në Kosovë”, tha ministri i policisë serbe, raporton Tanjug.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme