Ministri i Punës së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se mund të vij në territorin e Kosovës, në cilindo qytet “sa herë që ai dëshiron”, të hyj e të dal, dhe se autoritetet e Prishtinës nuk do të dinë asgjë ose nuk mund ta pengojnë atë.
“Kjo në afat të shkurtër është hera e katërt që Prishtina ma ka ndaluar ardhjen, hera e katërt që e thyen marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë ai, raporton Tanjug.