Vulin: Për shkak të serbëve në Kosovë, po bisedojmë me kriminelë të luftës

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të statusit të serbëve në Kosovë, Serbia po bisedon me të gjithë, edhe me të dënuarit ose të padënuarit për krime lufta nga udhëheqja në Prishtinë, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, transmeton Koha.net.

“Po ua jep vetëm shembullin e Rrustem Berishës. Ai është ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga e cila po përpiqen ta krijojnë Ushtrinë. Ai nga Gjykata kompetente në Nish është dënuar për krime lufte, për vrasje në pritë të ushtarëve tanë. A është ky përbindësh për mua? Po. A është vështirë? Po”, citon b92 të ketë thën Vulin në Kuvendin e Serbisë duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve rreth dialogut me Kosovën.

“Bisedoni me njerëzit që e dini të jenë kriminelë lufte, të dënuar e të padënuar, për shkak se i kanë vrarë të gjithë dëshmitarët. Por ata ja në përfaqësues të Kosovës, përfaqësues të popullit që jeton atje. Dhe, për shkak të popullit serb, duhet apo nuk duhet, bisedohet me ta”, ka theksuar Vulin.

Nga largimi i këtij problemi nuk ka kurrfarë dobie, ka përfunduar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme