Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, me rastin e vizitës në Kosovë të emisarit special të Amerikës për dialogun, Richard Grenell, thotë se ai pret që të dëgjojë pikëpamjet e ShBA-së.
Ai thekson se këto pikëpamje janë shumë të rëndësishme për Serbinë.
Sipas Vulin është gjithashtu e rëndësishme që të gjithë të kuptojnë që Serbia siç tha ai “ka bërë çmos për të arritur dialogun, që të vazhdojë në mënyrën më të mirë dhe , për dialog nevojiten të paktën dy palë”.
I dërguari i Donald Trumpit për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell, në Kosovë takimin e parë në Kosovë e ka zhvilluar me presidentin, Hashim Thaçi.
Më pas, ai u takua me liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti – që sipas rezultateve të deritanishme nga KQZ-ja del se është fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit.
Takimi mes Grenell dhe Kurtit është mbajtur në objektin e Ambasadës Amerikane në Kosovë, por nuk ka pasë prononcime për media.
Grenell do t’i takojë, veç e veç, edhe liderët e tjerë partiakë.