Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, thotë se “Serbia është në një pozitë të vështirë, e përballur me forcën e fuqive të cilat, sipas tij, nga Serbia po kërkojnë të justifikojë shkeljen e të drejtës ndërkombëtare dhe të dhunës që po zbatohet”. Vulin tha se ai mund të hyjë e të dalë nga Kosova sa herë të dojë.
Vulin thekson se në krye të Serbisë, pas një kohe të gjatë, është Presidenti që ka guximin për të përballet me ata që janë më fuqishëm se ai dhe t’ju rezistojë të gjitha presioneve.
“Vuçiq do t’ia dalë”, tha Vulin në një intervistë për “Kurir”, duke u përgjigjur në pyetjen se në çfarë gjendje të vështirë është Serbia aktualisht, kur bëhet fjalë për Kosovën dhe nëse ai do të jetë në gjendje të nxjerr maksimumin.
Ministri tha se është shumë vështirë të flitet për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, “ me ata që përdorin dhunë dhe nuk e mbajnë fjalën”, përcjell Telegrafi.
“Ata po gënjejnë, kërcënojnë dhe shantazhojnë, por kjo nuk është çështje e zgjedhjes, por e asaj që duhet të bëhet për popullin dhe vendin tonë”, tha Vulin, duke folur në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.
Ai ka vlerësuar se “arrestimi i Marko Gjuriqit ishte i planifikuar dhe ishte sulm ndaj Gjuriqit dhe ndaj ëveriut të Kosovës, një përpjekje e dështuar për të frikësuar dhe dëbuar serbët”.
I pyetur nëse ai së shpejti do të shkojë në Kosovë, Vulin tha se tha se do të donte të shkojë, pasi thotë se mund të hyjë e të dalë nga Kosova se herë të dojë dhe kudo që është e nevojshme.
“Por tani është çështje e vlerësimit tonë politik, jo e forcës së Prishtinës. Ata më arrestuan edhe mua më herët, por nuk ia dolëm të ndalnin punën time as politikën tonë”, tha Vulin.