Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin i është përgjigjur kërkesës së kryetarit të parlamentit malazez, Aleksa Beçiq që Serbia ta ekstradojë Svetozar Maroviqin i cili akuzohet në Mal të Zi për korrupsion, transmeton Gazeta Express.
Vulin e ka përmendur Kosovën, në përgjigjen e tij ndaj kryeparlamentarit malazez.
“Nëse Beçiq mendon se e ashtuquajtura Kosovë është shtet, le ta thotë hapur dhe t’ua shpjegojë serbëve në Malin e Zi, dhe të mos fshihet pas historisë për pozicionin e bashkësisë ndërkombëtare”, tha ministri serb.
Vulin tha se Beçiqi nuk mund ta deklarojë këtë, meqenëse i bie të mos e respektojë qëndrimin e Rusisë dhe Kinës.
“Të dyja, Rusia dhe Kina janë bashkësia ndërkombëtare, kështu që Beçiq nuk thotë se do ta respektojë qëndrimin e tyre se Kosova nuk është shtet”, theksoi Vulin.
Në vitin 2017, Mali i Zi lëshoi një urdhër për Svetozar Maroviqin dhe djalin e tij, Milloshin, për vuajtjen e një dënimi me burgim në Mal të Zi lidhur me disa keqpërdorime në Budva, që i shkaktuan dëme multimilionëshe buxhetit lokal.