Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka ndaluar hyrjen Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili kishte paralajmëruar ardhjen e tij në Kosovë për ditën e sotme.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, shefi i kabinetit të Ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhemaj.
Vulini ka kërkuar që sot të marr pjesë në një ngjarje që shënon 100 vjetorin e betejës së Tolicës në veri të Kosovës, që do të mbahet rreth mesditës.