Vullkani “La Palma” vazhdon të nxjerrë lavë edhe dy javë pas shpërthimit

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Vullkani “La Palma” që ka shpërthyer në ishullin spanjoll po vazhdon ende të nxjerr llavë edhe dy javë pas shpërthimit.

Autoritetet spanjolle raportuan aktivitet më intensiv në zonë pasi dy çarje të tjera u hapën në konin vullkanik, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Llava deri më tani ka shkatërruar më shumë se njëmijë ndërtesa.

Evakuimi i menjëhershëm i më shumë se gjashtë mijë njerëzve që nga shpërthimi i 19 shtatorit ndihmoi në parandalimin e viktimave.

Ishulli La Palma është i banuar me rreth 85 mijë njerëz që jetojnë kryesisht nga bujqësia e frutave dhe turizmi, teksa është pjesë e Ishujve Kanarikë vullkanikë, një arkipelag jashtë Afrikës veriperëndimore që është pjesë e territorit të Spanjës.

Të ngjashme