Vuloviq: I kam shuar të gjitha institucionet e Kosovës në Zubin Potok

Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Stefan Vuloviq, për mediat serbe ka deklaruar se në pesë vjetët e fundit, si Kryetar i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Zubin Potok-ut, i ka shuar të gjitha institucionet e Kosovës, në mënyrë që atje të funksionojë gjithçka ekskluzivisht sipas sistemit të Republikës së Serbisë.

“Zubin Potoku është një terren absolutisht serb në çdo mënyrë të mundshme”, ka deklaruar Vuloviq, i cili pak ditë më parë ka dhënë dorëheqje së bashku me tre kryetarë të tjerë të komunave serbe, për shkak të taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme