Vuri kamera në dushet e studenteve, kërkon privatësi nga mediat

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 13:58 | Nga

Një student indonezian ka kërkuar privatësi nga mediat pasi po përballet me një seancë gjyqësore për akuzat se ai futi disa kamera për të filmuar studentet derisa pastroheshin në dushe.Rico Auliaputra pritej të dilte para gjykatës në Wollongong për t’iu përgjigjur akuzave se ka filmuar një studente, duke shkelur privatësinë e saj.

Në dokumentet e policisë thuhej se në tetorin e vitit të kaluar ai fshehu disa kamera në tualetin e femrave dhe i filmoi ato derisa pastroheshin.

Kamera përmbante një kartë memorie, të cilën Auliaputra e hodhi nga ballkoni pasi u konfrontua me një studente që e zbuloi atë, transmeton Koha.net.

Jashtë gjykatës, ai u ka thënë mediave se vetëm një herë ka tentuar të filmonte, por menjëherë ka kërkuar privatësi.

“Ju lutem, më lejoni pak privatësi”, ka thënë Auliaputra.

“Jam shumë i turpëruar”, ka shtuar ai.

Më 22 maj Gjykata lokale në Wollongong do të publikojë vendimin kundër tij.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme