Në qytetin e Vushtrrisë është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje.
“Rasti i vjedhjes ishte raportuar me datën 9 janar 2018, ku sipas ankuesit gjatë natës nga shtëpia e tij ishte vjedhur një televizor”.
“Ndërsa mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme sot në orët e mesditës në Vushtrri, është identifikuar dhe është arrestuar personi i dyshuar: B. M. 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë.
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.