Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka festuar 28-vjetorin e themelimit në Vushtrri.
Në këtë festë nuk ishte i pranishëm kryetari i partisë Isa Mustafa, për shkak të gjendjes shëndetësore.
Kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë Hysni Gerguri, tha se “lutemi që shpejti kryetari i partisë Isa Mustafa të bashkëngjitet në kremtime të tilla”.
Nënkryetari i partisë, njëherësh kryetar i Komunës se Podujevës, Agim Veliu, tha se “individë të pushtetit po luftojnë vetëm për interesa të tyre duke e izoluar Kosovën”, raporton Klan Kosova.
Kështu tha Veliu duke aluduar në nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Xhafer Tahiri, kryetari i komunës së Vushtrrisë, falënderoi qytetarët për besimin e dhënë ndaj tij.
Ai poashtu falënderoi partnerët e koalicionit, Lëvizjen Vetëvendosje, AAK-në, Nismën dhe AKR-në për bashkëpunimin duke premtuar se do ta shndërrojë Vushtrrinë në një qytet modern.