Policia raporton se dje në Vushtrri, dy persona kishin hyrë në një shtëpi dhe nën kërcënimin e armës u kishin marrë para pronarëve.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa kishte qenë në shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij aty kishin hyrë dy persona të panjohur njëri prej tyre me një armë në dorë, dhe nën kërcenim të armës viktimës ja kishin marrë para dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur”.
“ Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, raste është duke u hetuar”, thuhet në raport 24 orësh.