Vushtrria dhe Flamurtari po luajnë në ndeshjen e barazhit, në kërkim të Superligës për sezonin e ardhshëm.
Kuqezinjtë synojnë ta ruajnë statusin e ekipit elitar, kurse vushtrriasit duan të kthehen në Superligë.
Flamurtari pas pjesës së parë po udhëheq me rezultat 1:0 falë golit të shënuar përmes Almir Ajzerajt në minutën e 15-të.
Paraprakisht, Vushtrria e qëlloi shtyllën me Labinot Osmanin, në ndeshjen që po zhvillohet në Drenas.