Munishi pas humbjes: Ballkani i pari, të tjerët për vend të dytë

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Ismet Munishi është i bindur se në fund, Ballkani do të ngrejë lart trofeun në IPKO Superligën e Kosovës

Flamurtari e ka mposhtur 2:0 liderin e Ipko Superligës, Ballkanin, duke e bërë një hap të rëndësishëm në luftë për mbijetesë në ligën elitare kosovare, teksa ekipit të Ismet Munishit ia shkaktoi humbjen e katërt këtë sezon në ligë.

Kjo disfatë e klubit nga Suhareka nënkupton se tani gara për titull në Superligë është më e nxehtë së kurrë më parë, me Ballkanin që mbetet lider me 44 pikëve, por tani me vetëm një më shumë se përcjellësi i parë, Drita dhe tri më shumë se Gjilani dhe Prishtina në pozitat tre dhe katër.

Sido që të jetë, Munishi nuk ka asnjë dyshim se në fund është Ballkani skuadra që do të festojë.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se tani e tutje lufta do të bëhet “për vendin e dytë, pasi i pari dihet”.

“Ju nuk mësoni asgjë në jetë kur çdo gjë shkon në rregull. Kjo është zyrtarisht  skuadra më e mirë ne Kosovë. Edhe nuk ankohem, por kam një sugjerim. Lufta për vendin e dytë do të jetë shumë interesante i pari dihet, do t’ju mundim të gjithëve”, shkroi ai në llogarinë personale në rrjetin social. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme