Rrëshqet Manchester City, ndalet me barazim nga Newcastle United

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Kampioni në fuqi anglez, Manchester City, është ndalur me barazim në udhëtim te Newcastle United, duke mbetur kështu prapa Liverpoolit.

Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Newcastle Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14’të në Premier Ligë.

Ndeshja e zhvilluar në ‘St James’ Park’ ka përfunduar me rezultatin 2-2, me ‘Qytetarët’ që tani mbesin 8 pikë prapa Liverpoolit, e kjo diferencë mund të rritet nëse Liverpooli shënon fitre ndaj Brightonit.

Raheem Sterling dhe Kevin de Bruyne shënuan golat për Cityn, kurse për vendasit shënuan Jetro Willems dhe Jonjo Shelvey.

Manchester City tani ka 29 pikë dhe momentalisht renditet në pozitën e dytë, kurse Newcaslte United ka 16 pikë dhe zë pozitën e 12’të./GM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme