Vushtrria kampion në transparencë buxhetore

Prishtinë | 10 Nën 2024 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Vushtrrisë është vlerësuar 100% transparente në publikimin e dokumenteve buxhetore nga Instituti GAP, në raportin vjetor “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2023”.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se qeverisja e tij do të jetë gjithmonë transparente ndaj qytetarëve.

“Jemi zotuar për qeverisje transparente, e këtë po e konfirmon çdo institucion e organizatë që po e monitoron punën tonë!Transparencë e plotë për qytetarët, ky është zotimi ynë!”, tha kryetari Idrizi.

Në vitin 2021 Komuna e Vushtrrisë ishte renditur në vend të 17 e me 62 pikë, në vitin 2022 në vend të 9 me 93.5 pikë, ndërsa për vitin 2023 është renditur në vend të parë me 100 pikë.

Të ngjashme