Vushtrria me vetëm një rast me Coronavirus

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Në Vushtrri nga 24 të infektuar, 22 janë shëruar dhe është vetëm një rast aktiv, ndërsa është shënuar një viktimë. Drejtori i shëndetësisë, Sylejman Meholli, ka dhënë detaje për Gazetën Express Meholli rreth gjendjes me Covid 19 në Vushtrri.

“Situata për momentin është e qetë dhe stabile. Kemi 22 raste të shëruara. Një person për fat të keq ka ndërruar jetë. Për momentin pra e kemi vetëm një rast pozitiv më Covid 19”, thotë Meholli.

Ai deklaron se Ministria e Shëndetësisë sot pritet që të marrë vendim për ta larguar nga karantina fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Të ngjashme