Vushtrria shënon Ditën Botërore të Shëndetësisë

Vushtrri | 07 Pri 2017 | 16:41 | Nga

Drejtori e Shëndetësisë në komunën e Vushtrrisë ka shënuar Ditën Botërore të Shëndetësisë

Drejtoria e QKMF në Vushtrri për këtë ditë ka mobilizuara dy ekipe për promovimin e shëndetit para ndërtesës së QKMF në Vushtrri dhe QMF-1,në Rrugën “ Dëshmorët e Kombit”.

Drejtoria e QKMF në Vushtrri, për edukimin e kujdesit ndaj shëndetit ka përzgjedhur temën të ushqyerit e shëndetshëm. Në kuadër të kësaj teme janë këshilluar qytetarët e komunës së Vushtrrisë për pesë çelësat e ushqimit të dobishëm dhe të shëndetshëm.

Pas këshillave në komunitet janë shpërndarë dhe fletushka për promovimin e shëndetit si një preventivë për shëndet më të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme