Vushtrriasi arrestohet pasi shtiu me armë zjarri në një aheng

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 15:27 | Nga

Një person është arrestuar nga policia pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng.

Policia ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:50, janë njoftuar për të shtëna me armë në fshatin Pantinë të komunës së Vushtrrisë.

Policia me të dalë në vendin e ngjarjes ka arrestuar të dyshuarin i cili ka shtënë me armë zjarri.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë, ndërsa në vend të ngjarjes janë konfiskuar edhe kantër gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme