Lëvizja Vetëvendosje bën me dije se tashmë janë arrestuar edhe deputetët tjerë të Vetëvendosjes.
“Janë arrestuar edhe deputetët Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani. Deputetët po arrestohen dhe përjashtohen nga Kuvendi derisa Kryetari i Kuvendit shan deputetët, jep urdhra për përjashtim dhe zapton atë vend që nuk e meriton. Ai është njeriu më i gabuar për këtë detyrë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetëve tanë dhe korrigjimin e kësaj marrëveshjeje mashtruese”.