VV: Barrikadat duhet të hiqen dhe të kthehet rendi e ligji në Veri

Prishtinë | 19 Dhj 2022 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Dje Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhje me qendrat e saj. Në një njoftim në Facebook, kjo parti ka thënë se gjatë mbledhjes është diskutuar për situatën poltiike, më saktësisht për gjendjen në Veri.

VV ka thënë se barrikadat duhet të hiqen dhe se rendi e ligji duhet të kthehen.

“Sot u mbajt mbledhja me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në diskutimin e situatës politike vend qendror pati veriu i Mitrovicës me barrikadat që duhen hequr dhe rendin e ligjin që duhet kthyer atje, lufta kundër korrupsionit në vend, dhe rritja ekonomike bashkë me buxhetin i ri që tashmë ka kaluar në dy lexime në Kuvend. Te çështjet organizative, u diskutua për planifikimin e aktiviteteve tona, opozitarizmin tonë nëpër komuna dhe fuqizimin e mëtejmë të organizatës tonë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e djeshëm.

Të ngjashme