VV: Dënimi i aktivistëve – politik, do ta çojmë në burg Klanin Pronto

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 15:24 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, tha se dënim i aktivistëve të kësaj partie synon ta mbulojë vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren.

“Dënimi i sotëm i katër aktivistëve dhe pastaj burgosja e tre prej tyre nga Gjykata Themelore dëshmon që ky rast është kryekëput politik. Dënimi pa asnjë dëshmi e zhvendos dënimin nga parimet e ligjit tek ndikimet politike. Ky dënim ka për qëllim të arsyetojë masat drastike të ndjekjes që ia morën jetën Astrit Deharit”.

“Vendimi nuk sjellë drejtësi, nuk e zbardh rastin, por synon ta mbulojë vdekjen e Astritit. Vet data kur jepet ky vendim tregon se synim i dënimit ka qenë dëmtimi i Vetëvendosjes. Kjo nuk do ta ndalë VV-në, por tregon qartë se sa thellë dhe rrezikshëm është kapur shteti i Kosovës”.

Deputeti, Dardan Molliqaj, tha se se dënimi i katër aktivistëve të Vetëvendosje me 21 vjet e gjysmë burg për terrorizëm, është krejtësisht politik dhe i varur pa asnjë fakt a dëshmi.

“Mund t’u them me përgjegjësi të plotë se ky rast do të përfundojë me pafajësi të plotë për aktivistët tanë. Ata janë të pafajshëm, sepse ashtu thonë provat dhe dëshmitë”.

“Nuk ka asnjë dëshmitar që fajëson dikë prej aktivistëve. Madje edhe dëshmitari kryesor ka deklaruar se nuk mund të thotë nëse ndonjë nga aktivistët është blerës i motoçikletës. Nuk ka asnjë raport të asnjë institucioni vendor apo ndërkombëtar që thotë se aktivistët tanë kanë kryer veprën në fjalë”.

“Unë ju premtoj që klani pronto dhe ai i dorëzimit nuk do të dorëzohet, pa i çuar të dyja këto klane në burg. Me këta njerëz nuk ka drejtësi, as demokraci”.

Të ngjashme