VV deponon në Prokurori padi ndaj Thaçit për “tradhti kombëtare”

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 11:11 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj presidentit Hashim Thaçi për tradhti ndaj vendit.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, tha se ka dyshim të bazuar se me veprimet e ndërmarra në emër të tij dhe në cilësinë e Presidentit, Thaçi ka kryer veprën penale nga Neni 124, paragrafi 2 lidhur me nenin 120 pika 25, 26, 27 dhe lidhur nenit 2 të KPRK-së, raporton Ekonomia Online.

Vepra penale e konsumuar lidhet me cenimin e territorit të Republikës. Sipas VV-së, cenimi i territorit vërtetohet nga Raporti zyrtar i Komisionit shtetëror për shenjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit.

Në kallëzim theksohet se Thaçi, në cilësinë e ministrit të Jashtëm, kishte nënshkruar më 26.08.2015 në Vjenë marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ndërsa më 16 shkurt 2018, “pa diskutim paraprak” Thaçi si president nënshkruan Deklaratë të Përbashkët me presidentin e Malit të Zi, përmes të cilës merr përgjegjësi shtetërore për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Kosovës.

“Sot në mëngjes ne kemi deponuar në Prokurorinë Speciale padinë ndaj Thaçit për ‘tradhti ndaj vendit’. Deklarata e para disa ditëve e nënshkruar nga Thaçi me presidentin e Malit të Zi, ka qenë shkelje e rëndë dhe ka bërë tradhti ndaj vendit”, tha Haxhiu, për gazetarët.

Haxhoi tha se presin nga Prokuroria Speciale e Kosovës që sa më parë të ndërmarrë veprimet e duhura për të adresuar këtë vepër “të rëndë dhe të paprecëdentë” në Republikën e Kosovës.

No automatic alt text available.

Të ngjashme